Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku Drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, Suida Kuka iu vendos tritol në makinën e saj, paditen e së martës.
Gazetari Teodor Gjerga raporton se ka qenë një person me motor, i cili ka vendosur lëndën plasëse poshtë makinës “Range Rover” që ndodhej e parkuar në lagjen “Vojo Kushi”.
Mësohet se poshtë makinës së Kukës, ishte vendosur 200 gramë tritol.
Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vetë Kuka që ka pikasur lëndën shpërthyese dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.
Policia evakuoi zonën përreth dhe u bë një shpërthim i kontrolluar.
Suida Kuka ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. /Euronews Albania/