Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pret në takim delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-ve.
Ndryshe edhe në faqen e Partneritetin për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë shkruar për vizitën në Kosovë.
“Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, po punon ngushtë këtë javë me parlamentin e Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me kërkimin dhe arkivimin – elemente kritike për llogaridhënien dhe profesionalizmin e legjislaturës”, shkruan në Twitter.