TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Tahiri: Marrëveshja i hap rrugë Kosovës në arenën ndërkombëtare, Kurti ka bërë eksperimente në dialog

18/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Tahiri: Ministrat e qeverisë janë lodhur me shpirt, Albin Kurti është vet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është partia e vetme opozitare, e cila po e mbështet kryeministrin Kurti që ta nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë për Ekonomia Online se marrëveshja i hapë rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Por Tahiri ka kritika për mënyrën sesi është dialoguar në Bruksel.

“Ne si subjekt politik, kemi bërë një vështrim kritik të gjendjes ku është Kosova sot, por njëkohësisht edhe të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe për Aleancën është tepër me rëndësi që Kosova të ketë një qasje serioze, që Qeveria të reflektojë mbi zhvillimet dhe mbi mbështetjen e madhe që ky dokument ka ardhur nga faktori ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, dhe se kjo njohje apo më mirë të them kjo marrëveshje, Kosovës i jep një njohje ndërkombëtare, i hap rrugë sigurt drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në organizmat e tjerë ndërkombëtarë; pastaj rrugë drejt po ashtu anëtarësimit në NATO, fillimisht përmes Partneritetit për Paqe”.

“I ka disa çështje që janë sfiduese po të cilat besoj me angazhimin e Kosovës mund të bien në binarë”, u shpreh Tahiri.

Kritika Tahiri ka për mënyrën sesi është menaxhuar dialogu nga kryeministri Albin Kurti. Thotë se shefi i ekzekutivit ka pasur qasje eksperimentale.

Si veprime që i quan eksperimentale, Tahiri përmend çështjen e targave dhe ato për zgjedhjet në veri të vendit. Thotë se shpesherë emisarët ndërkombëtarë kanë ardhur në Kosovë për ta menaxhuar krizën.

“Menaxhimi i dialogut nga Qeveria ka qenë shumë i dobët, ju e dini do të thotë ka pasur një qasje eksperimentale, nuk është marrë fillimisht seriozisht, pra nuk ka qenë politikë proaktive e Qeverisë, angazhimi i fuqishëm në këtë temë, bile bile në planin qeverisës dhe në planin e Vetëvendosjes ka qenë pika e gjashtë apo e shtatë dhe pastaj e konsumoi krejt kohën e kryeministrit. Ka pasur eksperimentime në raport me tabelat, vendos, heq… nuk ka pasur pozicion proaktiv. Vetëm njëherë Kurti e ka pasur, më duket herën e parë kur ka shkuar ka prezantuar dy dokumente, prej asaj kohë më nuk ka pasur, jemi dukur për sa muaj, kemi qenë në vallen e krizës. E tha edhe zoti Lajçak se ai ka ardhur këtu kryesisht për menaxhimin e krizave, të njëjtën situatë e tha edhe zoti Borrell”, thotë Tahiri.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës ka folur edhe për krizën në veri të vendit, për çka fajtor e bën shefin e ekzekutivit.

Ai thotë se kryeministri është dashur ta pranojë propozimin për shtyrje të vendimit të targave.

“Kur kanë vendosur barrikada në rrugë ne i kemi larguar me polici, pra kryeministri Haradinaj në atë kohë përmes Policisë së Kosovës i ka larguar barrikadat, dhe ne e kemi informuar faktorin ndërkombëtar, ajo çka ka ndodhur në Kosovë, faktori ndërkombëtar i ka kërkuar kohë Kurtit 10 muaj, ky nuk e ka dhënë këtë periudhë kohore dhe pastaj diskutimet e brendshme janë transferuar në një vendimmarrje në Bruksel, kjo është e saktë mirëpo ajo që duhet me e pa të ndamë, ju e dini pra plani i Serbisë dhe i Vuçiqit ka qenë shumë i saktë momentin kur nuk ka pranuar t’i japë një afat kohor, ka filluar do të thotë, me tërheqjen e deputetëve, pastaj me dorëheqjen e kryetarëve, dorëheqjen e dy asambleve komunale, të gjithave por në disa erdhën asamblistët që ishin në rend në pritje, pastaj u tërhiqen Policia, u tërhiqen gjyqtarët, prokurorët, e pastaj u vendosën barrikadat”, u shpreh ai.

ShareTweetShare
Previous Post

Agjenda e takimit të sotëm në Ohër, ky do të jetë fokusi

Next Post

208 raste aktive me COVID në Kosovë

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
1,860 raste aktive me coronavirus në Kosovë

208 raste aktive me COVID në Kosovë

Te fundit

Reperit të njohur botëror që ishte në Kosovë i humb vathi i diamantit, kaq kushton

Reperit të njohur botëror që ishte në Kosovë i humb vathi i diamantit, kaq kushton

14/07/2022
Von Cramon e ka një kërkesë për Serbinë, dy për Kosovën

Von Cramon: Kosova dhe Serbia ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit

17/10/2022
Kusari-Lila kundër tërheqjes së trustit: Duhet gjetur zgjidhje alternative

Kusari-Lila kundër tërheqjes së trustit: Duhet gjetur zgjidhje alternative

23/06/2022
Propozimi për Ukrainën ku përmend Kosovën, Elon Musk përballet me reagime të ashpra

Propozimi për Ukrainën ku përmend Kosovën, Elon Musk përballet me reagime të ashpra

04/10/2022
Gjendja në pikat kufitare pas hapjes së Merdares

Gjendja në pikat kufitare pas hapjes së Merdares

29/12/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?