Ka nisur të mbahet takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Ky i fundit do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, dhe pas e Osmanin do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti e më pas do të ketë edhe një darkë, shkruan Telegrafi.
Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, energji, kulturë, shkencë, shëndetësi, arsim dhe turizëm.
“Gjithashtu, në agjendën e bisedimeve do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë”, njoftoi ministria e Greqisë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i) dhe ambasadorët nga vendet e Quintit, përkatësisht Franca, Gjermania, MB, SHBA dhe Italia.
Gjithashtu, është paraparë një takim i përbashkët mes ministrit grek dhe ministrave të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Prishtinën në qershor 2021 dhe tetor 2020. /Telegrafi/