Rasti Pjetër Shala, mbahet konferenca përgatitore për gjykimin. (Hagë, ora 09:00-12:30)
Kryeshefja ekzekutive e MCC Alice Albright viziton lagjen “Ulpiana”. Marrin pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drejtori i përgjithshëm i Millennium Foundation Kosovo – MFK, Petrit Selimi, Sarah Olmstead nga MFK dhe ish-kryetari Shpend Ahmeti. (Soliteri numër 03, ora 9:00).
Ambasada Italiane organizon aktivitet në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane (Ambasada Italiane, ora 9:00).
Komisioni për Integrim Evropian mban tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00).
Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00).
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës/QKRMT organizon konferencën ndërkombëtare “Dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt Standardet dhe Praktikat”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës për 2021. E ftuar Burbuqe Hana, ushtruese e detyrës ekzekutive. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00).
Komuna e Vitisë i ndan çelësin e nderit të qytetit kryeshefes ekzekutive të MCC Alice Albright. Merr pjesë kryetari i Vitisë Sokol Haliti. (Lagjja Ulpiana, Prishtinë, ora 11:00).
Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën (OKB, ora 21:00).
Intervistë: Mimoza Kusari – Lila, kryetare e GP të Lëvizjes Vetëvendosje pas akuzave nga bashkëpartiaku Haki Abaz.