Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dal me një sqarim për aksionin e sotëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike.
Ai ka thënë se ky aksion ka filluar që nga ministria e Bujqësisë e më pastaj ka kërkuar që të vazhdohet tek të gjitha institucionet shtetërore si objekti i Kuvendit të Kosovës, objekti i Qeverisë, çdo dikaster qeveritar etj.
Postimi i tij i plotë:
ℹ️Sqarim për publikun!
🚭Aksioni i sotëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike ka filluar që nga Ministria e Bujqësisë e më pastaj kam kërkuar që të vazhdohet tek të gjitha institucionet shtetërore si objekti i Kuvendit të Kosovës, Objekti i Qeverisë, çdo dikaster qeveritar, agjenci si dhe ambiente publike, kafene, lokale, dyqane e të tjera ambiente të përcaktuara me ligj.
🚬✋️Mbetem i përkushtuar që Ligji për Duhanin të zbatohet në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.
🚭Ju bëj thirrje të gjithë pronarëve të lokaleve afariste e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta respektoni ligjin.
💪Ska kthim mbrapa!