TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Bord i drejtorëve të AKP-së miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 56 dhe disa qiradhënie

29/07/2022
in Kosovë, Lajme
Bord i drejtorëve të AKP-së miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 56 dhe disa qiradhënie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori disa vendime për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.
Bordi shqyrtoi raportin mujor te Menaxhmentit për periudhën paraprake duke përfshirë raportin mujor për NSH Brezovica e cila është nën administrim direkt, bordi më tej shqyrtoi raportin përfundimtar të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Fondet në Mirëbesim të Agjencisë për vitin 2021 dhe Miratoi Planin për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa të Komunave për tërheqje të aseteve nga shitja SHAL 57 dhe udhëzoi menaxhmentin që edhe njëherë t’i njoftoj të gjitha Komunat e Kosovës ku planifikojmë shitje të aseteve, se kërkesat për tërheqje nga shitja duhet të pasohen me veprimet si në vazhdim: brenda afatit 2 mujor nga njoftimi, Komuna duhet të njoftoj AKP-në që Asambleja Komunale ka marrë vendim për shpalljen e zonës së interesit të përgjithshëm publik për asetin të cilin planifikon ta shpronësoj, dhe ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë përkatëse për të iniciuar procedurat për shpronësimin për secilin aset që ka shpreh interes publik Komuna përmes një vendimi të tillë. Ndërsa brenda një periudhë 6 mujore nga njoftimi, duhet të nxirret vendimi preliminar i shpronësimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe te njoftohet AKP.

Nëse këto afate nuk respektohen, AKP është e detyruar që këto asete ti rivendos në procedurat e tenderimit publik për shkak të strategjisë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së dhe obligimeve ligjore për realizimin e pagesave të 20% dhe kreditorëve.

Gjatë kësaj mbledhje bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 56, miratoi listën e aseteve në likuidim për vendosje në tender publik për valën SHAL 58.
Gjithashtu miratoi transferin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës të Pronës së objekteve “Pallati i Mediave” Rilindja (N.SH të ndryshme) dhe toka e N.Sh Drithnaja (Zhitopromet) Prishtinë, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës. Miratoi transferin pronësor të pronës së lokalit “Barnatorja e Qytetit” Prishtinë PRN068, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës. Më tutje Bordi miratoi transferimin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme Qeveria e Republikës së Kosovës, të Pronës, tokës dhe objektit të N.Sh “Banka e Lubjanës” dhe një pjese të Objektit të N.SH “Metal Holding”.

Bordi gjithashtu miratoi largimin e ndërtesës (asetit) Kino Rinia 1 të NSH Kinema ABC nga regjistri i pronave të N.Sh Kinema ABC Prishtinë dhe nga Sistemi i Menaxhimit të Aseteve të NSH-ve. Amandamentoi Vendimin e Bordit me nr. Ref.BD-56/14 për strategjinë e shpërndarjes së pjesshme për Listat e Punëtorëve të 20% duke zbritur afatin e mbajtjes së mjeteve rezervë nga 1 vit në 6 muaj, si dhe aprovoi raportin e Komisionit të Banesave për 15 banesa me të drejtën e shfrytëzimit.

Bordi gjithashtu shqyrtoi edhe aprovoi raportin e Komisionit për Përcaktimin e Statusit për ndërmarrjen “Automakedonija” Shkup i cili përcakton këtë ndërmarrje si ndërmarrje në pronësi shoqërore si dhe miratoi Rregulloren për rregullimin e lëndës arkivore, digjitalizimin dhe dorëzimin në Arkivin kompetent për Ndërmarrjet Shoqërore në procesin e likuidimit. Në këtë mbledhje u miratuan edhe qiradhëniet e aseteve me tender publik për NSH-të në likuidim të datës 22.06.2022.

Pas Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore si në vazhdim:

NSH Auto Prishtina , Prishtinë, PRN126.
NSH Dukagjini – Industry for construction material, Gjakovë, PEJ065.
NSH PRN028 NSH “19 Qershori”– korrigjim.
NSH GJI145 NSh Vet Station Gjilan.
NSH GJI158 NSh Ljuboten-Brick Factory.

Tags: AKP
ShareTweetShare
Previous Post

“Në këtë pikë jam e mpirë”, Dafina Zeqiri shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Next Post

E vërteta mbi freskinë: Ja përse çadra e diellit nuk do t’ju mbrojë nga dielli dhe kanceri i lëkurës

Related Posts

SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
Kosovë

SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave

by TV OPINION
06/08/2022
Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa
Kosovë

Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

by TV OPINION
06/08/2022
90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit
Ballina

90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit

by TV OPINION
06/08/2022
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia
Kosovë

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

by TV OPINION
06/08/2022
Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar
Kosovë

Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar

by TV OPINION
06/08/2022
Next Post
E vërteta mbi freskinë: Ja përse çadra e diellit nuk do t’ju mbrojë nga dielli dhe kanceri i lëkurës

E vërteta mbi freskinë: Ja përse çadra e diellit nuk do t’ju mbrojë nga dielli dhe kanceri i lëkurës

Te fundit

Një i vdekur dhe 930 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 930 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

06/08/2022
Syzet e diellit nuk duhet mbajtur asnjëherë gjatë këtij orari

Syzet e diellit nuk duhet mbajtur asnjëherë gjatë këtij orari

01/08/2022
Blinken: Mbështesim integrimin euro-atlantik të Kosovës, dhe dialogun e lehtësuar nga BE

Blinken: Mbështesim integrimin euro-atlantik të Kosovës, dhe dialogun e lehtësuar nga BE

27/07/2022
Reduktimi i gazit rus, Evropa e shqyrton mundësinë që ta përdorin më shumë qymyrin

Reduktimi i gazit rus, Evropa e shqyrton mundësinë që ta përdorin më shumë qymyrin

21/06/2022
Konfiskohen rreth 100 kg produkte të mishit, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale

Konfiskohen rreth 100 kg produkte të mishit, po transportoheshin me veturë pa plotësuar kushtet minimale

22/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave
  • Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?