Pak më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe dy anëtarët tjerë, Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni.
Molliqaj u arrestua për shkak të një urdhërarresti që gjykata kishte lëshuar ndaj tij, ndërsa burimet e Gazetës Express njoftojnë se Frashër Krasniqi u prangos pasi pengoi arrestimin e Molliqajt.
Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së kanë qenë pjesë e protestës së veteranëve, ku u kundërshtua përjashtimi i kësaj kategorie nga Projektligji për Pagën Minimale.