Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit katër qytetarë janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes teksa njoftohet për gjashtë qytetarë të shëruar.
Në total numri i rasteve aktive është 48.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
13 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 0 doza të vaksinës kundër COVID-19 (të dieleve nuk ka vaksinim v.j.)
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 102.974 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 221 testime,4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 48.