Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për masat e përkohshme të produkteve bazë, në raste të destabilizimit të tregut.
Ky ligj kaloi me 64 vota pro, asnjë kundër e asnjë asbtenim.
Në këtë projektligj produktet themelore janë përcaktuar drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mish i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie.
Kundër këtij Ligji kanë dalë kundër partitë opozitare.