Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën pranë Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.
Ajo shkroi në Twitter tha është hap i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE, ndonëse e cilësoi si vendim të vonuar.
“Sot Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht liberalizimin e vizave për #Kosovën! Vendim i vonuar prej kohësh! Hap i rëndësishëm drejt #integrimit në BE + përfitim konkret për popullin kosovar”, shkroi Luhrmann.
Të martën Parlamenti Evropain mori vendim për liberalizmin e vizave me 1 janar 2024, ndërsa sot zyrtarisht do të bëhet nënshrkimi./