Kryetari i Komunës së Prizrenit sot zhvilloi edhe një takim të rëdësishëm,pas atijë me përfaqesuesin e diplomacisë Belge.
Është hera e parë që një Ministër e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, prej se z. Shaqir Totaj ka marrë mandatin e Kryetarit të Prizrenit.
Totaj, priti sot Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me të cilin biseduan për zhvillimin e bujqësisë në Prizren si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë.
Me këtë rast, Ministri Peci tha se, në emër të Qeverisë e të Ministrisë që ai drejton, është i interesuar ta shfrytëzoj potencialin zhvillimor të Prizrenit dhe se për shkak të sigurisë së ushqimeve, kjo duhet bërë në partneritet me Qeverinë Lokale. Bashkë me Ministrin Peci, Kryetari Totaj, u zotua se përkrahja e fermerëve nuk do të mungoj.