Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka reaguar për vdekjen e mjekut Mentor Salihu, i cili ndërroi jetë sot, disa ditë pas aksidentit të rëndë në Gjakovë në të cilin ai ishte brenda autoambulancës që u përfshi në aksident.
Latifi me një mesazh u ka shprehur ngushëllime familjes së Mentor Salihut dhe të Skofiar Gjinit, ky i fundit gjithashtu viktimë e aksidentit në fjalë.
“Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit”, ka thënë Latifi.
Mesazhi i plotë:
Ministri Rifat Latifi u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Dr. Mentor Salihu dhe Skofiar Gjini, punëtorë të QKMF-Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.
Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit.