Sot mbahet mbledhja e përbashkët e tetë, mes dy qeverive Kosovë – Shqipëri, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
Tashmë, ministrat shqiptarë janë nisur drejt Prishtinës, shkruan Express.
Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka shpërndarë një fotografi nga autobusi me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.
Ndërsa kryeministri Rama bashkë me disa ministra dje kanë arritur në Kosovë, të cilët vizituan familjen e ish-presidentit, Hashim Thaçi.