Maqedonia e Veriut do të mbajë nesër në Bruksel Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në.
Kështu raportojnë mediat vendase, ndërsa shtojnë se në konferencë, kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.
Mbetet për t’u parë nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe për Shqipërinë, megjithëse një zhvillim i tillë është paralajmëruar.
Pavarësisht këtij hapi, rruga e integrimit të plotë në BE, është e gjatë. Mediat gjermane shkruajtën një ditë më parë se nëse nuk ka përparim me reformat, procesi do të ngecë.