Sot në Superligën e Kosovës në futboll, nis zyrtarisht edicioni pranveror.
Ky edicion nis me dy ndeshje tejet interesante, transmeton Klankosova.tv.
Në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqir i Dukagjinit, teksa ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit.
Përballja e dytë do të jetë në Gjilan, në mes të Dritës dhe Malishevës.
Të dy ndeshjet kanë të njëjtin orar, duke filluar nga ora 12:00. Ndeshjet janë të vlefshme për xhiron e 19-të të Superligës.
Të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, do të transmetohen drejtpërdrejt në Artmotion.