TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mungon Pal Lekaj, shtyhet seanca për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

29/03/2023
in Kosovë, Lajme
Deputeti Lekaj: Kosova drejt kolapsit ekonomik, Qeveria të heq akcizën dhe TVSh-në
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dështuar seanca e paraparë për të mërkurën, në rastin ku i njëjti akuzohet se në nëntor të 2015-ës, në cilësinë e deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndaj tij, do të lëshohet urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Lekaj, gjykatësja Edita Çanta tha se pas verifikimit të adresës nga ana e zyrtarëve policor, ka rezultuar palë e panjohur, raporton “Betimi Për Drejtësi”.

“Për të pandehurin Pal Lekaj nga stacioni policor në Gjakovë sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, të njëjtit iu është dërguar ftesa në adresën siç është cekur në urdhëresë, mirëpo nga fletëkthesa rezulton që pala është e panjohur”, tha gjykatësja Çanta.

Po ashtu, në seancën e së mërkurës mungoi edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Arianit Koci, për të cilën gjykatësja Çanta tha se i njëjti përmes një parashtrese ka njoftuar gjykatën që është në udhëtim jashtë vendit dhe ka bërë kërkesë për shtyrje të seancës.

Gjykatësja Çanta shtoi se kësaj parashtrese i është bashkëngjitur si provë bileta e udhëtimit.

Meqenëse nuk kishte kushte për mbajtjen e gjykimit, seanca e radhës është caktuar për 18 maj 2023.

Gjykatësja Çanta njoftoi se për seancën e radhës, gjykata sërish do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës që e posedon gjykata, e cila është lënë për të akuzuarin Pal Lekaj.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 1 qershor 2017 ka ngritur aktakuzë kundër Pal Lekajt, të cilin e ngarkon me veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës me qëllim të pengimit të punës së deputetëve, ka përdorur armën-gazin lotsjellës.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, për disa minuta është ndërprerë puna në Kuvend për shkak të kontaminimit të ambientit dhe se deputetët e të pranishmit e tjerë janë detyruar të largohen nga holli dhe salla e Kuvendit.

Me këtë, Lekaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, par.2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë deri në 10 mijë euro dhe me burgim prej një deri në 10 vjet.

Tags: Pal Lekaj
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti: Sivjet do të shtohet buxheti për strehimoret për viktimat e dhunës

Next Post

Osmani: Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi

Osmani: Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit

Te fundit

Lajçak del në anën e Ballkanit Perëndimor: Dështuam, kjo do të gjenerojë zhgënjim në rajon

Për të njëjtat çështje, Lajçak do të shkojë të hënën në Beograd

13/10/2022
Henkrikh Mkhitaryan e konfirmon largimin nga Roma

Henkrikh Mkhitaryan e konfirmon largimin nga Roma

02/07/2022
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Armiku nuk kurseu as Dafinën 6-muajshe, kjo është dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë

Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Armiku nuk kurseu as Dafinën 6-muajshe, kjo është dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë

28/03/2023
Berisha: Kjo Qeveri po e falimenton Kosovën, Trusti e zbut sado pak krizën ekonomike

Berisha për Strategjinë e Sigurisë: Dokumenti ka mangësi, ngjason me politikat e sigurisë të Serbisë

24/10/2022
Ibrahimi: Niveli qendror t’i mbajë larg duart nga autonomia lokale, shqetësuese ndërhyrja e MAPL-së

Asociacioni i Komunave: Qeveria urgjentisht t’i procedojë pagat për mësimdhënësit

05/10/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?