Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe delegacioni i qeverisë shqiptare janë pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Shkup ku do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Agjenda e kësaj mbledhje do të nisë me takimin e dy kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare, e cila do pasohet me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.