TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Elezi: Sot skadon afati për vëzhgues, akreditimi i mediave deri më 4 shkurt

25/01/2025
in Ballina, Kosovë, Lajme
KQZ-ja s’ka buxhet rezervë për zgjedhjet eventuale në veri, e gatshme ta përmbush obligimin Kushtetues
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sot përfundon afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, për të paraqitur kërkesën e tyre për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për RTKLive se më 20 janar është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike, ndërkaq sot do të përfundojë afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.

“Sot më 25 janar do të përfundojë afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësive të huaja dhe organizatave ndërombëtare. Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën eletronike (https://apliko.kqz-ks.org), pra për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, aplikimi mund të bëhet online”, tha Elezi.

Sipas Elezit, pas afatit të 25 janarit, do të mbetet vetëm një afat tjetër i hapur, ai për akreditimin e mediave.

“Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt. Edhe mediat mund të bëjnë aplikimin e tyre online. Deri më tani, kemi pranuar dhjetëra aplikime nga media vendore dhe ndërkombëtare, që kanë kërkuar akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre të cilët do të mund të përcjellin votimin në ditën e zgjedhjeve, por edhe proceset tjera në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, njoftoi tutje Elezi.

Deri më tani, KQZ ka akredituar vetëm vëzhguesit e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025.

Nga 28 subjekte politike vetëm 21 kanë akredituar vëzhguesit e tyre. Në përgjithësi, numri i vëzhguesve të akredituar nga radhës e subjekteve politike është më shumë se 18 mijë vëzhgues.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org .

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

Për më shumë informacione dhe sqarime, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes e-mailit: zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Tags: Valmir Elezi
ShareTweetShare
Previous Post

Fitore e Bashkimit në kryendeshjen e javës së 12-të

Next Post

DnV-ja sot me konferencë, paraqet të dhënat e javës së dytë të fushatës

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
DnV-ja sot me konferencë, paraqet të dhënat e javës së dytë të fushatës

DnV-ja sot me konferencë, paraqet të dhënat e javës së dytë të fushatës

Te fundit

​Bëhen 24 vjet nga masakra e Rahovecit

Çitaku: 320 mijë fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë e kryeministri në Japoni

27/09/2022
Scholz thotë se NATO do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Scholz: Qeveria gjermane miratoi uljen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike

26/11/2022
Ministria e Shëndetësisë ka një apel për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë jep katër këshilla për t’u mbrojtur nga COVID-19

30/07/2022
Jashari priti në takim Gjeneralin Scott: Diskutime për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të FSK-së

Jashari priti në takim Gjeneralin Scott: Diskutime për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të FSK-së

24/01/2025
103 orë pas tërmetit, trevjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat në Turqi

103 orë pas tërmetit, trevjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat në Turqi

10/02/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?