Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka pranuar 28 aplikime nga subjektet politike, përfshirë parti politike, koalicione, iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur për certifikim për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në mesin e partive politike që kanë aplikuar për certifikim është edhe Koalicioni për Familjen.
Ky koalicion tashmë ka bërë publik edhe listën e kandidatëve për deputetë, që në krahasim nga partitë e tjera që kanë 110 kandidatë, në listën e Koalicionit për Familjen figurojnë vetëm 72. /tvopinion/