Tërmetet e fuqishme dhe tragjike në Turqi dhe Siri kanë bashkuar të gjithë botën pasi qindra njerëz kanë kontribuar financiarisht.
Një prej tyre është edhe futbollisti argjentinas, Lionel Messi.
Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli argjentinas ka shpërndarë ndihma humanitare në vlerë prej 3.5 milionë euro. Ai i ka kërkuar fondacionit të tij që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit, shkruan vocnew.al.
Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve në mbarë botën dhe vëllai më i madh i Leos, Matias, organizon aktivitetet në partneritet me UNICEF.