atKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka menduar se në ditët e sotme do të ketë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do të ballafaqohen me procese gjyqësore.
“Unë jom kon i bindun edhe kur jom shku ju kom thon jam këshilltari i fundit që futem këtu edhe që dal. Nuk kam besuar që edhe pas meje do të ndodhin ato me u ballafaqu edhe sot me ato procese”, ka thënë Limaj.
I pyetur se si e kujton procesin e tij gjyqësor, ai e cilëson vetën si personin më të ndjekur nga Gjykatat në Republikën e Kosovës.
“Po jam personi më i ndjekur edhe për të ndjekur edhe për të pastërtinë të cilën e kam fituar”, u shpreh ai, në një lidhje telefonike në “Radio Dukagjini”.
Megjithatë, Limaj në këtë pikë ka thënë se ka dëshirë që edhe personat e Vetting-ut të kalojnë në proceset të cilat ai ka kaluar, pasi sipas tij kështu shihet se çfarë është pastërtia.
“Prandaj kisha pas qef që edhe këta të Vetting-ut me i fut ka kom kalu unë me e pa çka është pastërtia. Nuk bëhet nëpër deklarata e opinione. Pastërtia është atje kur të futesh në atë proces”, ka theksuar Limaj.
Tutje, ai ka thënë se në krahas viteve të kaluara na Gjykatën e Hagës, ka edhe 14 vjet tjera në procese të tjera gjyqësore.
“Shikoni 17 vjet jam tu fol vetëm për Gjykatën e Hagës, se në fakt unë kam kaluar dikun 14 vjet mbi 14 vjet në proceset e tjera gjyqësore përveç të Hagës. Edhe në Hagë kam qëndruar jo një po tri vjet gati tri vite, nga 21 shkurti deri në 2003 deri me 30 nëntor 2005, në procesin gjyqësor në Hagë. Pastaj shkalla e dytë është përfunduar në 2007, kemi një proces diku 4 vite e më shumë”, ka bërë të ditur kryetari i Nismës Socialdemokratë, Fatmir Limaj.
Limaj u shpreh krenar për faktin se është shqiptar gjersa, ka theksuar se vetëm ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur drejtësisë dhe gjykatës.
“Ne kemi pasë fatin si shqiptar një vend i vogël, kemi dëshmuar pjesën e lirisë sonë, jemi shkuar e jemi përgjegjur si ansnjë vend tjetër këtu si ish-Jugosllavi përveç s’mundesh me gjetë në asnjë vend, veç në Kosovë gjen krerë të UÇK-së, ushtarë të UÇK-së, drejtuesit e UÇK-së janë të vetmit që kurrë nuk i kanë ikur drejtësisë dhe gjykatës.Ka vende tjera që i kanë ikur”, ka thënë Limaj.
Sipas Limajt, ushtarët e UÇK-së kanë pranuar të dalin para drejtësisë dhe gjykatës vetëm që Ushtria dhe Liria e Kosovës të mos ketë asnjë njollë.
“Të vetmit janë ushtarët e UCK-së, që asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë pavarësisht bindjes tonë që është e padrejtë, pavarësisht tendencës për të balancuar atë që ka ndodhur, ne ju kemi përgjigjur për faktin se kemi dashur që UÇK-ja dhe liria e Kosovës të mos ketë asnjë njollë në atë që ka ndodh gjatë procesit të lirisë së Kosovës”, u shpreh ai.
Limaj ka folur edhe për krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, që ka thënë se ata janë në betejë për Kosovën, dhe jo në një betejë personale.
Gjersa ka theksuar se pjesëmarrja e krerëve në Hagë tash po e dëshmon tentimin për përmbysje të historisë së lavdishme të kombit tonë.
‘Së pari atje shqiptarët, qytetarët e Kosovës, ata që i kanë simpatizuar e ata që nuk i kanë simpatizuar, ata që kanë pas vërejtje e ata që i kanë dashur janë të mirëseardhur. Ata burra që janë në Hagë duhet ta kuptojnë një gja, atje nuk kanë punë personale edhe më e parëndësishmja është fati i tyre mbi ta. Në një vend normal, në njëshoqëri normale, në një shtet që ne po kemi qef me qenë duhet të gjithë ta kuptojmë atje është një betejë tjetër. Beteja është për historinë e Kosovës. Atje po tentohet përmbysja e historisë së lavdishme të kombit tonë jo neve që sot jetojm, e ata që e kanë bërë, por për gjeneratat që vijnë edhe pas 100 viteve. Kështu që ajo betejë në Hagë nuk është betejë personale as e Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit është betejë që përmes tyre është betejë për Kosovën”, ka thënë Limaj.
Limaj, ndër të tjera, ka kritikuar qeverinë aktuale pasi sipas tij ajo nuk po përpiqet të zbulojë të vërtetat po po e përmbys të vërtetën.
“Qeveria dhe shteti i Kosovës ska nevojë të mirret me ta përsonalisht por e ka obligim të lobojë për të vërtetën, të mos lejojë të hudhet e vërteta. Kjo qeveri jo veç që spo e bën por po përpiqet të përmbys edhe të vërtetën pas luftës në Kosovë”, ka thënë Limaj.