TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Limaj: Ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë

30/11/2022
in Kosovë, Lajme
Limaj: Kosova është pa kryeministër, Kurti ka hequr dorë nga detyrat e tij
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

atKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka menduar se në ditët e sotme do të ketë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do të ballafaqohen me procese gjyqësore.

“Unë jom kon i bindun edhe kur jom shku ju kom thon jam këshilltari i fundit që futem këtu edhe që dal. Nuk kam besuar që edhe pas meje do të ndodhin ato me u ballafaqu edhe sot me ato procese”, ka thënë Limaj.

I pyetur se si e kujton procesin e  tij gjyqësor, ai e cilëson vetën si personin më të ndjekur nga Gjykatat në Republikën e Kosovës.

“Po jam personi më i ndjekur edhe për të ndjekur edhe për të pastërtinë të cilën e kam fituar”, u shpreh ai, në një lidhje telefonike në “Radio Dukagjini”.

Megjithatë, Limaj në këtë pikë ka thënë se ka dëshirë që edhe personat e Vetting-ut të kalojnë në proceset të cilat ai ka kaluar, pasi sipas tij kështu shihet se çfarë është pastërtia.

“Prandaj kisha pas qef që edhe këta të Vetting-ut me i fut ka kom kalu unë me e pa çka është pastërtia. Nuk bëhet nëpër deklarata e opinione. Pastërtia është atje kur të futesh në atë proces”, ka theksuar Limaj.

Tutje, ai ka thënë se në krahas viteve të kaluara na Gjykatën e Hagës, ka edhe 14 vjet tjera në procese të tjera gjyqësore.

“Shikoni 17 vjet jam tu fol vetëm për Gjykatën e Hagës, se në fakt unë kam kaluar dikun 14 vjet mbi 14 vjet në proceset e tjera gjyqësore përveç  të Hagës. Edhe në Hagë kam qëndruar jo një po tri vjet gati tri vite, nga 21 shkurti deri në 2003 deri me 30 nëntor 2005, në procesin gjyqësor në Hagë. Pastaj shkalla e dytë është përfunduar në 2007, kemi një proces diku 4 vite e më shumë”, ka bërë të ditur kryetari i Nismës Socialdemokratë, Fatmir Limaj.

Limaj u shpreh krenar për faktin se është shqiptar gjersa, ka theksuar se  vetëm ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur drejtësisë dhe gjykatës.

“Ne kemi pasë fatin si shqiptar një vend i vogël, kemi dëshmuar pjesën e lirisë sonë, jemi shkuar e jemi përgjegjur si ansnjë vend tjetër këtu si ish-Jugosllavi përveç s’mundesh me gjetë në asnjë vend, veç në Kosovë gjen krerë të UÇK-së, ushtarë të UÇK-së, drejtuesit e UÇK-së janë të vetmit që kurrë nuk i kanë ikur drejtësisë dhe gjykatës.Ka vende tjera që i kanë ikur”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, ushtarët e UÇK-së kanë pranuar të dalin para drejtësisë dhe gjykatës vetëm që Ushtria dhe Liria e Kosovës të mos ketë asnjë njollë.

“Të vetmit janë ushtarët e UCK-së, që asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë pavarësisht bindjes tonë që është e padrejtë, pavarësisht tendencës për të balancuar atë që ka ndodhur, ne ju kemi përgjigjur për faktin se kemi dashur që UÇK-ja dhe liria e Kosovës të mos ketë asnjë njollë në atë që ka ndodh gjatë procesit të lirisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Limaj ka folur edhe për krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, që ka thënë se ata janë në betejë për Kosovën, dhe jo në një betejë personale.

Gjersa ka theksuar se pjesëmarrja e krerëve në Hagë tash po e dëshmon tentimin për përmbysje të historisë së lavdishme të kombit tonë.

‘Së pari atje shqiptarët, qytetarët e Kosovës, ata që i kanë simpatizuar e ata që nuk i kanë simpatizuar, ata që kanë pas vërejtje e ata që i kanë dashur janë të mirëseardhur. Ata burra që janë në Hagë duhet ta kuptojnë një gja, atje nuk kanë punë personale edhe më e parëndësishmja është fati i tyre mbi ta. Në një vend normal, në njëshoqëri normale, në një shtet që ne po kemi qef me qenë duhet të gjithë ta kuptojmë atje është një betejë tjetër. Beteja është për historinë e Kosovës. Atje po tentohet përmbysja e historisë së lavdishme të kombit tonë jo neve që  sot jetojm, e ata që e kanë bërë, por për gjeneratat që vijnë edhe pas 100 viteve. Kështu që ajo betejë në Hagë nuk është betejë personale as e  Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit është betejë që përmes tyre është betejë për Kosovën”, ka thënë Limaj.

Limaj, ndër të tjera, ka kritikuar qeverinë aktuale pasi sipas tij ajo nuk po përpiqet të zbulojë të vërtetat po po e përmbys të vërtetën.

“Qeveria dhe shteti i Kosovës ska nevojë të mirret me ta përsonalisht por e ka obligim të lobojë për të vërtetën, të mos lejojë të hudhet e vërteta. Kjo qeveri jo veç që spo e bën por po përpiqet të përmbys edhe të vërtetën  pas luftës në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Tags: Fatmir Limaj
ShareTweetShare
Previous Post

Kuvendi miraton dërgimin e ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland

Next Post

Haxhiu – prokurorëve e gjyqtarëve: Mund të jeni të hidhëruar me Qeverinë, por punoni për viktimat e dhunës

Related Posts

Pamje të FSK-së në Turqi, Mehaj: Po realizohen me sukses operacionet e kërkim-shpëtimit
Ballina

Pamje të FSK-së në Turqi, Mehaj: Po realizohen me sukses operacionet e kërkim-shpëtimit

by TV OPINION
08/02/2023
KEDS punime në rrjet për pesë ditë rresht, këto zona do të mbesin pa rrymë
Kosovë

Punimet në rrjet, KEDS bën të ditur cilat zona do të mbesin pa rrymë

by TV OPINION
08/02/2023
Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e sirianit në Vërmicë
Kosovë

Arrestohet 37-vjeçari në Kaçanik pasi rrahu gruan dhe demoloi shtëpinë

by TV OPINION
08/02/2023
Mediumi serb: Greqia pritet ta njohë Kosovën
Ballina

30 ditë aktivitete për 15 vjetorin e Pavarësisë dhe 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

by TV OPINION
08/02/2023
Bislimi: Kosova ka avancuar në zbatim të MSA-së
Ballina

Bislimi thotë se BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

by TV OPINION
08/02/2023
Next Post
Haxhiu: Vettingu nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, pres të kem takime edhe me opozitën

Haxhiu – prokurorëve e gjyqtarëve: Mund të jeni të hidhëruar me Qeverinë, por punoni për viktimat e dhunës

Te fundit

PDK-ja e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

PDK-ja e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

01/07/2022
Krasniqi në Viti: Koalicioni qeverisës po shënon progres në përmbushjen e premtimeve

Krasniqi në Viti: Koalicioni qeverisës po shënon progres në përmbushjen e premtimeve

21/06/2022
Rrëmbehet një vajzë në Fushë Kosovë

Rrëmbehet një vajzë në Fushë Kosovë

11/07/2022
Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

​Rashiq për Asociacionin: Duhet të jemi proaktiv, nuk mund të flas në emër të kryeministrit apo ministrave të tjerë

01/02/2023
Reshjet e mëdha, evakuohen rreth 50 familje në Shkodër

Reshjet e mëdha, evakuohen rreth 50 familje në Shkodër

21/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Pamje të FSK-së në Turqi, Mehaj: Po realizohen me sukses operacionet e kërkim-shpëtimit
  • Punimet në rrjet, KEDS bën të ditur cilat zona do të mbesin pa rrymë

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?