Pas disa javësh spekulime, lajmi tashmë është zyrtar: Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë në pritje të një fëmije së bashku.
Futbollisti i Al-Hilal dhe modelja braziliane së fundmi ndanë lajmin e gëzueshëm gjatë një feste, ku zbuluan edhe gjininë e bebit: është vajzë!
Spekulimet nisen pas fotove që dyshja publikuan për Krishtlindje, ku partnerja e futbollistit shfaqej me një bark të rrumbullakosur.
Më pas, Neymar e konfirmoi zyrtarisht lajmin me një postim në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Neymar shprehu mirënjohje dhe emocione për fëmijën e tij të katër që pritet të vijë në jetë.
“Po jetojmë në një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se ai ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona dhe ka konfirmuar planet tona! Mirë se vjen, bijë. Të preësim të plotësosh edhe më shumë familjen tonë. Zoti na ruajt nga çdo e keqe. Amen!”, shkruan ai.