TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kurti i drejtohet opozitës: Unë nuk mundem pa juve, as nuk dua pa juve

24/11/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kurti për herë të parë komenton sondazhet që tregojnë se Vetëvendosje ka rënie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur pozitivisht për marrëveshjen për targat të arritur dje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka deklaruar se beson që ka arritur marrëveshje të mirë me Serbinë për targat, duke theksuar kështu se tashmë palët do të përqendrohen në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve, duke u bazuar në planin “franko-gjerman” për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

Në fjalën e tij, Kurti i është përgjigjur edhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka thënë se duhet të jetë bashkëpunues me opozitën pasi që do t’i duhet bashkëpunimi edhe për marrëveshjen përfundimtare.

“Unë as nuk mundem pa juve, as nuk dua pa juve”, i është përgjigjur Kurti-Krasniqit.

Tutje, Kurti ka shkaktuar të qeshura në Kuvend pasi që ju ka thënë deputetëve se duhet ta pranojnë që është kryeministri më i rregullt në seanca të Kuvendit.

“Edhe ju duhet ta pranoni që e keni kryeministrin më të rregullt ndonjëherë. Unë jam prezent në seanca ndonjëherë më shpesh se disa deputetë”, ka deklaruar Kurti.

E deklaratës së Kurtit i është përgjigjur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka deklaruar se nuk është privilegj për deputetët që e shohin kryeministrin Kurti prezent në Kuvend, por se kjo është detyrë e tij që të jetë përgjegjës para deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.

Tags: Albin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestohet një 29 vjeçar i kërkuar në Viti

Next Post

Abazi sërish me kritika ndaj Qeverisë: Fokusimi në çështje teknike i gabuar, njohja të jetë synim

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
Abazi: Rama pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, fjalimi në KE e ka dëmtuar interesin e Kosovës

Abazi sërish me kritika ndaj Qeverisë: Fokusimi në çështje teknike i gabuar, njohja të jetë synim

Te fundit

Deri në 1000 metra kolonë nëpër pika kufitare, fluks i madh i mërgimtarëve në vikend

Mbi dy orë pritje në pikën kufitare në Merdarë për mërgimtarët

27/08/2022
Rama: Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus

Rama: Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus

06/07/2022
Zhvillimet në UP, rektori Sahiti sot deklarohet për media

Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti

21/10/2022
Viola von Cramon i reagon koleges franceze që foli kundër Kosovës

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun është kompromis i pranueshëm për palët

29/10/2022
Mot me diell, temperaturat deri 26 gradë

Ky do të jetë moti sot në Kosovë

19/09/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?