Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur me 77 vota pro për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ishujt Falklands, që është pjesë e Britanisë së Madhe.
Vendimi për t’i propozuar Kuvendit miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands, u miratua dje nga Qeverisë.
Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë mision do të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vite me mundësi vazhdimi dhe me rotacion.
FSK-ja në këtë mision, sipas Qeverisë, do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga buxheti i Kosovës.