Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë soleme me 17 shkurt, në nder të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e Kryesisë, krahas asaj, do të mbahet edhe një seancë e rregullt gjatë ditës së enjte.
“U përcaktuan dy seanca shtesë, ajo e rregullt dhe ajo solemne për përvjetorin e Pavarësisë”, tha shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.