TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Krasniqi ia bën 15 pyetje Kurtit për dialogun

13/02/2023
in Kosovë, Lajme
Krasniqi – deputetëve të VV-së: Për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeminisrin, veproni njëjtë edhe për Trustin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën parlamentare të ftuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ku po debatohet për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë transparence në këtë proces.

Krasniqi i ka parashtruar 15 pyetje kryeministrit Kurti rreth këtij procesi, për të cilin, sipas tij, janë tërësisht të pa informuar.

“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për palët apo vetëm krijimin e një status kuoje të re që e zëvendëson status kuonë aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e Dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale? A është formati i këtij propozimi një lloj traktati që i njeh si entitete sovrane edhe Kosovën, edhe Serbinë? Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi? A e keni pranuar këtë tekst në parim dhe sa besoni se mund të ndryshojë teksti final prej versionit që keni deklaruar se e pranoni si bazë të mirë? A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë? A e ofron propozimi një kornizë kohore të saktë se kur ndodhë njohja e ndërsjellë? Sa ka arritur qeveria që të përfshijë komentet dhe sugjerimet e veta në versionin e fundit të tekstit? Kush janë garantuesit e zbatimit të marrëveshjes që mund të arrihet përmes këtij propozimi? A keni garancione nga partnerët ndërkombëtarë se Kosova do të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, në rast se arrihet marrëveshja? Cilat do të jenë “karrotat” për Kosovën në rast të arritjes së marrëveshjes e cilët do të jenë “shkopinjtë” në rast se marrëveshja nuk arrihet? A ua keni kumtuar gjashtë kushtet tuaja për themelimin e Asociacionit partnerëve ndërkombëtarë dhe nëse ato nuk pranohen, a do të tërhiqeni prej ndonjërit nga ato kusht? Dhe, a parashihet vazhdimi i Dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes potenciale?”, janë pyetjet e Krasniqit drejtuar kryeministrit.

Krasniqi tha se do të kishte qenë e udhës që Qeveria ta ftonte opozitën në Kuvend për të raportuar në mënyrë periodike për ecurinë e dialogut.

“Madje, do të ishte e udhës që në rast nevoje, edhe të na kërkonte ndihmë e bashkëpunim, me aq sa kemi potencial e mundësi për ta ndihmuar. Sepse, e kam thënë edhe tjera herë e po e përsëris prapë, përballë Serbisë e aspiratave të saj, mes nesh nuk ka dallime. Përballë Serbisë, jemi bashkë. Por, ja që u desh që ne si opozitë ta ftojmë qeverinë në këtë debat, për shkak se teknikisht po shohim që ka pasur lëvizje në dialog, megjithatë, edhe ne, ashtu si edhe qytetarët, jemi të painformuar rreth këtyre lëvizjeve dhe veçmas pasojave që ato mund të prodhojnë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, shtoi ai.

Ai, ndër tjerash, tha se qëndrimet e PDK-së në raport me temën e dialogut janë të njohura dhe konsistente dhe kjo seancë ka karakter të kërkesës për informim legjitim, me atë se çfarë po ndodhë aktualisht në dialog dhe se cili është pozicioni i qeverisë përballë zhvillimeve të fundit.

“Nuk jemi këtu as për të dhënë qëndrimet tona për çështje specifike, sepse ne zyrtarisht nuk e dimë se cila është përmbajtja dhe aranzhmanet që ofrohen me të ashtuquajturin Propozimin Franko-Gjerman apo Evropian. Ne, si Parti Demokratike e Kosovës, qëndrimet i kemi të njohura e konsistente, historikisht korrekte, kombëtarisht të drejta, dhe institucionalisht të qëndrueshme, e në funksion të të vetmes mënyrë se si mund të garantohet paqja, integrimet dhe e ardhmja. Ne e vlerësojmë angazhimin e koordinuar të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës në proces dhe kemi inkurajuar Qeverinë që të punojë me ta në kuadër të iniciativës së fundit, duke u angazhuar në Dialog për të arritur qëllimet tona të përbashkëta shtetërore, që ne konsiderojmë se duhet të jenë shtyllat qendrore të marrëveshjes eventuale e që janë: Ruajtja e karakterit unitar të shtetit tonë, sipas rregullimit aktual kushtetues; Njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së; Nisja e procesit të anëtarësimit në NATO, përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë; Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE; si dhe Njohja e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi.

Lideri i PDK-së ritheksoi se përkundër faktit që Kurti si kryeministër ka dështuar në çdo fushë në rrafshin e brendshëm, në raport me Serbinë, spektri politik i Kosovës duhet të jetë unanim.

Përkundër që sipas rregullave parlamentare PDK si propozuese e debatit kërkohet të prezantojë një Draft-Rezolutë në fillim të debatit, Krasniqi tha se PDK ka vendosur që mos t’i propozoj seancës një tekst të gatshëm, por që Kryetarët e Grupeve Parlamentare të dakordojnë një tekst të Rezolutës që do të mund të reflektonte qëndrimin dhe qëllimet e Kuvendit të Kosovës në raport me procesin e Dialogut në përgjithësi dhe me propozimin evropian në veçanti.

Tags: Memli Krasniqi
ShareTweetShare
Previous Post

Kuvendi mban seancë solemne më 17 shkurt, në nder të pavarësisë së Kosovës

Next Post

Haradinaj: Kosova ta ngre Monumentin e Pavarësisë

Related Posts

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
Kosovë

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”
Ballina

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

by TV OPINION
22/03/2023
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
Ballina

Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues

by TV OPINION
22/03/2023
Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi
Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

Haradinaj: Kosova ta ngre Monumentin e Pavarësisë

Te fundit

Viola von Cramon i reagon koleges franceze që foli kundër Kosovës

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman për dialogun është kompromis i pranueshëm për palët

29/10/2022
SHBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën

SHBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën

12/11/2022
Kryeministri Rama uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Hakerët publikojnë e-mailet e Ramës, shumica ankesa për kadastrën

03/08/2022
Kurti: Në fund të vitit planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti: Në fund të vitit planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

10/06/2022
Rama takon ministrin Latifi: Ndërtimi i spitalit të Prishtinës fillon më 2023

Rama takon ministrin Latifi: Ndërtimi i spitalit të Prishtinës fillon më 2023

29/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
  • Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?