Sot Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca plenare. Njëra do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pritet të nisë nga ora 11:00, shkruan Express.
Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka publikuar edhe pikat e rendit të ditës për dy seancat.
Pikat e rendit të seancës së parë janë:
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
5. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Ndërsa pikat e rendit për seancën e dytë janë:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,
6. Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
12. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
13. Debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.