Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konferencë për media bashkë me Presidenten Vjosa Osmani.
Duke folur për takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kurti tha se ky ishte një takim tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ishte një vizitë e shkëlqyeshme dhe shumë e frytshme. Në njërën anë kishim nënshkrimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht programin kompakt MCC’në me vlerë mbi 200 milionë dollarë, dghe në anën tjetër takimin tejet të përzemërt dhe të dobishëm për vendion tonë dhe për marrëdhëniet bilaterale me Sekretarin amerikan të SHtetit, Antony Blinken” tha Kurti.
Ai foli edhe për marrëveshjen që u nënshkrua me MCC’në.
“Në programin kompakt sic e kemi shpjeguar edhe me Ministren Rizvanolli, përfshihet edhe një grant në vlerë mbi 200 milionë dollarë, pra nuk bëhet fjalë për kredi që duhet të kthehet por për një grant që i jepet vendit tonë për sektorin e energjisë , me theks të vecantë te bateritë akumuluese dhe tek ngritja e shkathësive profesionale në sektorin e energjisë me potencim tek pjesëmarrja e grave”, deklaroi Kurti.
Ai iu kthye sërish takimit me Blinken, ku tha se është konfirmim i aleancës, partneriteti dhe miqësisë me Amerikën.
“Sic e tha edhe Presidentja Osmani takimi me Sekretarin Blinken ishte fort t vecant, sepse në njërën anë është konfirmim iI aleancës sonë të fortë, i partneritetit të gjerë dhe miqësisë sonë të thellë, por në anën tjetër është edhe hapje e një kapitulli të ri, ku reformat demokratike në Kosovë sfidat në të cilat ndodhet Kosova dhe i gjithë kontetineti kërkojnë një shtim bashkëpunimi të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.