Në Bruksel ka filluar takimi i të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq mbërriti në selinë e BE-së me ftesë të Komisionerit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell.
Pas takimeve individuale, pason takim i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Tanjug.
Radio Evropa e Lirë gjatë ditës ka raportuar se i dërguari Special i ShBA-së, Escobar do t’i takojë ndaras Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para takimeve me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.