Zgjedhja e drejtorëve nga kandidatët që e kanë kaluar fazën e parë (verifikimin e dokumentacionit/ kriteret për aplikim) në shkollat e Prizrenit.
Nga këta që e paskan kaluar fazën e parë dhe janë ftuar për në fazën e intervistave, disa prej tyre ende janë në funksione partiake ose kanë qenë deri para disa muajve.
Njëri nga kriteret sipas U/A është që kandidati/ja që aplikon për drejtor/e të shkollave të mos ketë pozitë udhëheqëse brenda ndonjë subjekti politik ose të mos ketë qenë të paktën në 3 vitet e fundit.
Një duartrokitje për drejtoren e DKA-së e cila doli në konferencë për media javën e kaluar dhe tregoi saktë se pse janë anuluar konkurset për drejtor/e në 25 shkolla. Hera e parë që e pashë një transparencë të tillë qysh që 4 vite.
Tani duhet drejtorja Luljeta Veselaj-Gutaj përsëri me dal në konferencë për media dhe me na informu pse nuk janë diskualifikuar edhe këta individ nga komisioni? Ai/Ajo që ka udhëheqë me degët e nëndegët e subjekteve politike në 3 vitet e fundit është dashur të diskualifikohet qysh në fazën e parë!
Apo me e rëndësishme është me u anulu ai që s’e ka plotësu kriterin e ID (ka harru me bashkëngjitë kopjen e letërnjoftimit) sesa ky që ka dhënë dorëheqje si kryetar i degës e nëndegës para 4 muajve?!
Kur ua kam dërguar emailin dhe kam kërkuar që procesi i verifikimit të dokumentacionit në fazën e parë mos të bëhet pa monitorim të ojq-ve, kjo ka qenë arsyeja.
Depolitizimin e arsimit, të cilin e përmendte kryetari në fushatë, paska qenë veç në mënyrë dëshirore thekson Valmira Morina nga shoqëria civile./tv-opinion.com