TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Petkoviq: Shkarkimi i ekipit menaxhues çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe dialogut

03/05/2023
in Kosovë, Lajme
Petkoviç pretendon se një familje serbe është sulmuar në në një fshat të Vitisë, fajëson Kurtin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryengociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se vendimi për shkarkimin e ekipit menaxhues i cili e hartoi draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili u prezantua të martën në Bruksel, është “i njëanshëm dhe i paligjshëm”.

Petkoviq tha se ky vendim “çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe dialogut”.

“Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutit të Asociacionit, por ekipi drejtues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të Asociacionit, deri në themelimin e tij”, tha Petkoviq.

Ai tha se me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “e ndërpreu procesin e formimit të Asociacionit”, raportojnë mediat serbe.

“Tani mendoj se është e qartë për të gjithë se Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin dhe se dëshiron ta shmangë këtë obligim të rëndësishëm në çdo mënyrë”, tha ai.

Petkoviq i bëri thirrje Bashkimit Europian që “ta ndalojë menjëherë paligjshmërinë e Kurtit”.

“Me këto lëvizje të sforcuara Kurti tregon pa mëdyshje se nuk dëshiron as paqe e as dialog. Paligjshmëria e Albin Kurtit duhet të ndalet urgjentisht nga BE-ja, sepse shkarkimi i Ekipit Menaxhues çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe rrjedhimisht edhe shfuqizimin e procesit të dialogut”, ka përfunduar Petkoviq.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marrë vendim që ta shkarkojë Ekipin Menaxhues i cili u ngarkua me hartimin e draftit të statutit të Asociacionit, pasi kryeministri Albin Kurti e paralajmëroi këtë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të martën në mbrëmje.

Tags: Petar Petkoviq
ShareTweetShare
Previous Post

Tahiri: I papranueshëm barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit që u pranua nga Kurti

Next Post

Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë së lulëzuar

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja

Osmani: Liria e medias është shtyllë e demokracisë së lulëzuar

Te fundit

Bad News Eagles mposht ekipin danez me rezultat 16:3

Bad News Eagles në vendin e 17-të në botë

08/11/2022
Ymeri paralajmëron arritjen e këtyre marrëveshjeve sot në Bruksel: Kurti të insistojë në zgjidhjen finale

Ymeri: Takimi i 4 prillit të prodhojë orar të qartë të zbatimit të marrëveshjes bazë

31/03/2023
Nënshkrimi i marrëveshjes për inkubatorin e bizneseve Start-Up: Forcimi i ekosistemit të ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë

Nënshkrimi i marrëveshjes për inkubatorin e bizneseve Start-Up: Forcimi i ekosistemit të ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë

31/01/2025
Abazoviq: Marrëveshja me kishën serbe mund të nënshkruhet në gusht

Seancë dëgjimore për Abazoviqin shkaku i votës pro Kosovës në Këshill të Europës

27/04/2023
Vjedhje në një shtëpi në Prizren, Policia jep detaje

Kërcënohet drejtori i Spitalit të Gjakovës, arrestohet një person

20/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?