Debate të shumta pati së fundi lidhur me veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi së fundi është surprizuar për të mirë nga dikush.
Ai ka treguar se në një klinikë ia kanë hequr të gjitha shpenzimet e analizave dhe kontrolleve mjekësore për shkak të kontributit të tij të dhënë gjatë luftës.
“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, thuhet në faturën që i është lëshuar Qeriqit.
“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura.Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi.