TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Krasniqi në Viti: Koalicioni qeverisës po shënon progres në përmbushjen e premtimeve

21/06/2022
in Pa kategori
Krasniqi në Viti: Koalicioni qeverisës po shënon progres në përmbushjen e premtimeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, e cila udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti në bashkëqeverisje me PDK-në, ku u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe për progresin që po shënon koalicioni qeverisës.

Lideri i PDK-së u shpreh i kënaqur me pritjen që iu bë nga kryetari i Komunës së Vitisë, nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj Komune, Bekim Azizi dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Këtu shoh një vullnet të madh për të zbatuar zotimet e bëra bashkërisht para qytetarëve dhe jam i sigurt që besimi i qytetarëve të Vitisë, që i kanë mveshur me përgjegjësi edhe njëherë kryetarin e Komunës, por edhe partnerët e koalicionit nga PDK-ja, vërtet do të zbatohet ashtu siç është deklaruar jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në angazhimet e tyre ditore”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti për shpërfilljen e projekteve me rëndësi në Komunën e Vitisë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin që brenda mundësive që ka PDK si lidere e opozitës të ndihmojë në përshpejtimin e përfundimit të projekteve përmes Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund të mos e shpreh shqetësimin për neglizhencën nga qeveria qendrore për komunat në përgjithësi, por edhe Vitinë në veçanti, sidomos për projektet që kanë në fokus lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ato janë të shumta, dhe një prej tyre është ndërlidhja e lokalitetit të Gërlicës me autostradën, që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, por edhe projekte të tjera të planifikuara, e që tash janë të penguara”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke falënderuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi për vizitën, tha se e njoftoi atë lidhur me strategjinë ekonomike lokale, progresin dhe sfidat që po hasin si Komunë.

“Kishim kënaqësinë që sot të kemi mysafir kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet, Memli Krasniqi, të cilin e njoftova për ecuritë në komunë, rrjedhat, punët, progresin, implementimin e projekteve dyvjeçare dhe atyre njëvjeçare, problematikat që po na krijohen e që i kemi në vazhdimësi, dhe tejkalimin e kësaj situate, por edhe për sfidat që ka Komuna e Vitisë”, tha Haliti.

Tags: kryetari i Komunës së VitisëMemli KrasniqiSokol Haliti
ShareTweetShare
Previous Post

Kreu disa kontrolle mjekësore, Xhevdet Qeriqi merr një shkrim ku thuhet “Pagesën e bëre më 1999”

Next Post

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-s

Related Posts

Mandl: Europianët nuk janë në gjendje ta ndihmojnë veten, i duhet ndihma e SHBA-së
Pa kategori

Mandl: Europianët nuk janë në gjendje ta ndihmojnë veten, i duhet ndihma e SHBA-së

by TV OPINION
30/01/2023
Zbehen shpresat e Tiranës e Shkupit për nisjen e bisedimeve me BE-në
Pa kategori

Këto shtete mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

by TV OPINION
16/12/2022
Presidentja Osmani në Çeki, takim me kancelarin Scholz e presidentin Macron
Pa kategori

Osmani: Kemi bërë përparim në lobim me pesë shtetet mosnjohëse të BE-së

by TV OPINION
08/12/2022
Luka Modriq pranon se Botërori i Katarit do të jetë i fundit në karrierë
Pa kategori

Luka Modriq pranon se Botërori i Katarit do të jetë i fundit në karrierë

by TV OPINION
25/10/2022
Selimi takohet me Kurtin, i jep përkrahjen e AAK-së për vettingun
Pa kategori

AAK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

by TV OPINION
19/10/2022
Next Post
Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-s

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-s

Te fundit

Edi Rama zbulon detaje nga biseda me Joe Biden në Samitin e NATO-s

Edi Rama zbulon detaje nga biseda me Joe Biden në Samitin e NATO-s

01/07/2022
Dhjetë raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 1 mijë e 562 raste të reja me koronavirus në Kosovë

03/08/2022
A duhet konsumuar vezë gjatë verës?

A duhet konsumuar vezë gjatë verës?

28/06/2022
ZPS kërkon që të urdhërohet mbrojtja e Haradinajt që të paraqesë një njoftim për apel të përditësuar

Haradinajt i refuzohet kërkesa për vizitë shëndetësore në një shtet që s’është Kosova

18/11/2022
Totaj reagon pas dorëheqjes së Drejtoreshës për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren

Totaj reagon pas dorëheqjes së Drejtoreshës për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren

01/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër
  • Krasniqi: Kosova e lumtur që në rrugën e fuqizimit ka një aleat si SHBA-të

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?