Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese.
Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka drejtuar akuza akuza ndaj qeverisjes aktuale e cila siç tha ai “po heshtë përball emigrimit masiv”.
Krasniqi po ashtu ka publikuar dhe një video incizim në të cilën shihet se ka vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës të cilët shprehën shqetësimet e tyre për ikjet e më të dashurve të tyre jashtë vendit.
“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv.
Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës. Ju ftoj ta ndiqni videon dhe ta shpërndani”, ka shkruar Krasniqi.