Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Kushtetua e Kosovës është projekt ndërkombëtar dhe vendor.
Sipas tij kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër.
“Duhet ta kuptojmë gjithmonë se Kushtetuta e Kosovës ishte produkt i fazave nëpër të cilën kaloi Kosova”, tha ai në konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, e organizuar me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës nga Grupi për Ballkan
“Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit kushtetuese, në një farë mënyrë është shumë e nevojshme, pas gjithë të kësaj që kemi kaluar, po shoh se jemi të gatshëm të kalojmë në një fazë të stabiliteti kushtetues, situata tani është më e qartë se sa para 10 viteve”, shtoi ai.