Komuna e Prishtinës ka marrë një vendim që është kërkuar tash e shumë kohë nga qytetarët.
Kryetari Përparim Rama ka vendosur që të ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës si dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh.
“Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka bërë të ditur nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
Postimi i plotë i tij:
Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar.