TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Ministrja Haxhiu: Për vrasjen e Balajt e Xheladinit i jam drejtuar Sekretarit të Kombeve të Bashkuara

10/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Haxhiu: Për reformën në drejtësi duhet të jemi të unifikuar, pavarësisht dallimeve politike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lidhur me nivelin e zhvillimit të procedurave dhe marrjen e përgjegjësisë nga policia rumune, për rastin e vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, i është drejtuar Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, për të kërkuar informata.

Në 16-vjetorin e vrasjes së tyre, Haxhiu , ka shkruar se në vitin 2009 ishte hapur rasti për hetimin e vrasjes së tyre. “Para 3 vitesh zyrtarisht si ministre, u jam drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra për vrasjen e aktivistëve protestues. Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të procedurave dhe marrjen e përgjegjësisë nga policia rumune”, ka shkruar Haxhiu.

Por ajo nuk ka treguar nëse ka marr ndonjë përgjigje në adresimet e saj.

Sipas Haxhiut Mon Balaj dhe Arben Xheladini “u bënë sakrifikuesit e shtetësisë që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë dhe qindra-mijëra qytetarë që mbushën rrugët atëkohë”.

“E drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit. Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit ‘pavarësi e mbikëqyrur’, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. “Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombëtare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi. Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, emrave që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur! Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë!”, ka shkruar Haxhiu.

Tags: Albulena Haxhiu
ShareTweetShare
Previous Post

Tahiri: Mospërfshirja e opozitës në arritjen e marrëveshjes finale, qasje absurde e Qeverisë

Next Post

Tjetër mrekulli: Dy motrat e mitura shpëtohen nga rrënojat 101 orë pas tërmetit

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri: Raportet se numri i të vdekurve ka shkuar mbi 500 persona

Tjetër mrekulli: Dy motrat e mitura shpëtohen nga rrënojat 101 orë pas tërmetit

Te fundit

Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

06/07/2022
Sulmi ndaj policisë, reagon Vlora Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Vlora Çitaku i kërkon përballje Albin Kurtit: Shumë bisedë e shkurtër ka me qenë

04/10/2022
Krasniqi takoi sekretarin e Malit të Zi për çështje europiane

Krasniqi takoi sekretarin e Malit të Zi për çështje europiane

21/07/2022
Ibishi: NATO reagon menjëherë në rast të ndonjë sulmi eventual

Ibishi: Moszgjidhja e situatës së targave mund të sjellë përsëri tensione

25/10/2022
Zhvillimet në UP, rektori Sahiti sot deklarohet për media

Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti

21/10/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?