Komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.
Në një fjalë rasti, komandanti Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.
“Të qenit në komandë, këtu në Kosovë, ka qenë arritja dhe sfida më e madhe që kam pasur në karrierë. Kjo eksperiencë na ka kalitur mua dhe stafin tim”, është shprehur Kajari.
Ai po ashtu ka falënderuar edhe gruan e tij Veronikën për mbështetjen që i ka ofruar përgjatë një viti derisa shërbeu në Kosovë.
Sot, në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, po mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.