Sekretari i OVL UÇK, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së tij se listat e veteranëve duhet të pastrohem.
Klinaku theksoi se Kurti mund të pastroi listat, sepse është pushtet, por e këshilloi atë që mos të prek ligjin e veteranëve.
“I ke pas “kundërshtuar” e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju ti medalje EULEX-it. Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroi listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneqësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja”, ka shkruar Klinaku.