Kim Kardashian raportohet të ketë blerë një shtëpi të re në Kaliforni, e cila më para i përkiste supermodeles Cindy Crawford dhe bashkëshortit të saj Rande Gerber.
Sipas mediave amerikane, 41 vjeçarja mendohet të ketë shpenzuar 70 milionë dollarë për rezidencën që ndodhet përballë detit në Malibu, e cila ka një sipërfaqe prej 7000 metra katrore.
Prona ndodhet vetëm 20 km larg shtëpisë së ish bashkëshortit të saj Kanye West, e cila u ble së fundmi prej tij për 57 milionë dollarë.
Shitja e kësaj prone konsiderohet si marrëveshja më e madhe në Malibu dhe shtetin e Kalifornisë për vitin 2022.
Pallati veror dikur i përkiste modeles së Vogue, Cindy Crawford, e cila jetoi aty me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Çifti e bleu atë në vitin 2015 dhe më pas e shiti në 2018 për një shifër prej 45 milionë dollarësh.
Vila e stilit mesdhetar është ndërtuar në vitin 1944 dhe u rimodelua më 1990 dhe më pas nga Cindy dhe Rande në vitin 2016.