TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Abdixhiku për Qeverinë: Po i amneston të korruptuarit, po rehabiliton kriminelët e luftës

23/01/2023
in Kosovë, Lajme
Abdixhiku: Nuk varemi prej asaj që bën Putini, por asaj që bën Albini
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka hedhur një varg akuzash ndaj Qeverisë së Kurtit në lidhje me rastet e fundit që bënë bujë nëpër media, skandalin e Martin Berishajt si dhe deklaratat për kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka tërhequr 1.4 milionë euro në njërën nga bankat e Prishtinës, para këto që sipas tij janë transferuar nga kompania energjetike “GEN” me seli në Beograd, shkruan lajmi.net.

Ai rikujton faktin se ndaj Berishajt janë dorëzuar dy kallëzime penale, teksa i njëjti vazhdon të mbështetet nga krerët e shtetit.

Ndërkaq, në lidhje me deklaratat për Ivanoviqin, lavdet e lëshuara nga Kurti për të, Abdixhiku risjellë në kujtim faktin se sipas akuzës së organeve të drejtësisë, Ivanoviq si prijës i formacionit “Rojat e Urës”, kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë.

“A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë i kreut të LDK-së:

Amnistues të Martin Berishaj.

Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.

– I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.

– I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?

A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?

Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!.

Tags: Lumir Abdixhiku
ShareTweetShare
Previous Post

Hoti: Vlera e koeficientit nuk duhet të jetë nën 125 euro

Next Post

Aksident trafiku në Viti, lëndohen gjashtë persona

Related Posts

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
Kosovë

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim

by TV OPINION
31/01/2023
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja
Ballina

Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

by TV OPINION
31/01/2023
Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim
Kosovë

Bërnabiq: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

by TV OPINION
31/01/2023
Vizita e Kurtit-Osmanit në SHBA, Haziri: Në kohën e LDK-së takimet ishin në nivel presidentësh
Ballina

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

by TV OPINION
31/01/2023
Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme
Kosovë

Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

by TV OPINION
31/01/2023
Next Post
Shtatë persona të lënduar në një aksident në Gllarevë

Aksident trafiku në Viti, lëndohen gjashtë persona

Te fundit

Ndikimi i alkoolit në organizëm para gjumit

Ndikimi i alkoolit në organizëm para gjumit

17/10/2022
​Shakira rrezikon të burgoset

Pas Dua Lipës edhe Shakira i thotë jo performancës në Kampionatin Botëror në Katar

16/11/2022
SBASHK-u paralajmëron protesta në shtator: Do t’ia plotësojmë dëshirën Kurtit dhe Qeverisë

Përpos paralajmërimit për protestë, Jasharaj i reagon Nagavcit: Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku

02/08/2022
Petkoviç pretendon se një familje serbe është sulmuar në në një fshat të Vitisë, fajëson Kurtin

Petkoviq: Qeveria Kurti ma lejoi vizitën, por ja çfarë email-i më çuan në mesnatë

26/10/2022
Aktakuzë ndaj një burri në Prizren: Vendosi kufomë në varrin me kocka

Vrasja që tronditi Vitinë – Dënohet me 30 vjet burgim i akuzuari

31/10/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
  • Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?