Tri shkolla në Prishtinë i kanë dalë kundër SBASHK-ut lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura të grevës.
Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali”, “Faik Konica”, dhe “7 Marsi”, kanë lajmëruar se do respektojnë vendimin e MAShT-it dhe nga sot do të fillojnë zëvendësimin e orëve të humbura.
Në njoftimin e shkollës “Ismail Qemali thuhet se nesër do të mbahet mësim me orar të ditës së enjte.
“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga shkolla “Ismail Qemali”, thuhet në njoftim.
Kurse shkolla fillore “Faik Konica”, ka publikuar orarin e plotë për të gjitha të shtunat që do zëvendësohen.
Edhe shkolla “7 Marsi”, ka njoftuar se do të mbajë mësim.