Një kërcënim me bombë është raportuar sot në Aeroportin e Prishtinës.
Si shkak janë evakuuar udhëtarë të shumtë dhe personeli.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në aeroportin “Adem Jashari”.
“Policia me njëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën”,tha Ahmeti.