Barcelona mund të përforcohet në fazën e mbrojtjes me Jules Kounden.
Reprezentuesi francez raportohet se e preferon kalimin në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Sipas “Mundo Deportivo”, Kounde do t’i jap përparësi ofertës nga Barcelona, nëse një e tillë do të vije.
Klubi katalunas besohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin, por ende nuk ka diçka konkrete.
Për mbrojtësin e Sevillas interesim serioz ka shprehur edhe klubi i Chelseat.
Ish-futbollisti i Bordeaux me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 60 milionë euro.