Java në QKUK ka nisur me një protestë. Administrata dhe shërbimet teknike në QKUK kanë filluar protestën që në orët e para të ditës së sotme. Shkak për këtë është ulja e pagave me ligjin e ri të pagave.
Punëtorët e administratës dhe shërbimeve teknike në QKUK kanë zbrazur zyrat dhe kanë mbushur korridoret si shenjë proteste ndaj uljes së pagave.
Kjo nuk do të jetë protesta e vetme sot në QKUK.
Një grup i specializantëve protestojnë për shkak të anulimit të kujdestarive shtesë nga ana e ShSKUK-së nga ora 10:30.