Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Kosovë janë duke qëndruar sot në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Komisionit për Arsim.
Me këtë rast, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Qeveria të cilën ai e drejton.
Përgjatë këtij diskutimi në Komisionin për Arsim, Jasharaj tha se, Qeveria po kujdeset që t’i zhduk sindikatat.
“Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe qeveria që ai e drejton”, tha ai.