TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mediumi serb: Greqia pritet ta njohë Kosovën

21/09/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Mediumi serb: Greqia pritet ta njohë Kosovën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Greqia, Spanja, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania, të ndryshojnë qëndrimin e tyre, edhe para afatit të përcaktuar nga plani 13-pikësh i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, dhe më afër njohjes është aktualisht Greqia, pohojnë burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”.

Gjegjësisht, plani i fundit 13-pikësh i Gjermanisë dhe Francës, për të cilin shkruajnë mediat, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke parasheh që të gjitha pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që marrëveshja që do të arrihet ta ketë legjitimitetin e plotë në nivel të BE-së.

Nga pesë vendet e mbetura – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, Greqia është aktualisht më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, sipas burimeve të “Danas”-it nga qarqet diplomatike.

“Greqia është më e afërta me këtë sepse aktualisht po e trajton Kosovën në çdo gjë si shtet të pavarur dhe është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjë këtë zyrtarisht. Deri më tani, Greqia nuk e ka njohur Kosovën për shkak të interesave të atij vendi dhe dinamikës rajonale të marrëdhënieve, por problemi kryesor ballkanik që kishte Greqia – mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut – është zgjidhur. Ata nuk kanë asnjë pengesë tjetër për çështjen e pavarësisë përveç Qipros”, thonë burimet e gazetës serbe.

Megjithatë, ata shtojnë se meqë Qiproja është anëtare e BE-së, kjo çështje është mjaft e ndryshme nga ajo e Kosovës dhe se autoritetet në Greqi mund ta theksojnë këtë dallim nëse dëshirojnë të marrin mbështetje për njohjen e Kosovës.

“Nëse Greqia e bën këtë, Qiproja me siguri do të inatoset, por sigurisht që nuk do të mbetet i vetmi vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nëse BE-ja kërkon unitet nga anëtarët e saj dhe nëse Greqia e ngre këtë çështje. Në atë rast, është vetëm çështje kohe dhe marrëveshjeje se kur do të bëjë të njëjtën gjë edhe Spanja. Për Rumaninë dhe Sllovakinë çështja është edhe më e thjeshtë”, thonë më tej burimet e gazetës serbe “Danas”.

Deri më tani për Serbinë ka qenë domethënëse që negociatori kryesor i BE-së, i dërguari special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vjen nga Sllovakia, e cila ndan qëndrimin e Serbisë për çështjen e Kosovës, si fakti që eurodeputeti nga ky shtet është përgjegjës për funksionin e raportuesit të PE-së për Serbinë – Vladimir Bilçik.

“Edhe pse në radhë të parë janë zyrtarë të BE-së dhe zbatojnë politikën e Unionit, deri më tani ka pasur shumë mirëkuptim nga ana e tyre për Serbinë dhe zyrtarët evropianë asnjëherë nuk distancohen plotësisht nga qëndrimet e marra nga autoritetet në vendet nga vijnë. Megjithatë, nëse BE-ja vendos se është koha dhe se duhet të arrihet një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo ndikohet kryesisht nga marrëdhëniet aktuale gjeopolitike, do të duhet të jetë prioritet për të gjithë zyrtarët e saj”, thanë burimet e “Danas”-it.

Tags: GreqiaKosove
ShareTweetShare
Previous Post

Jasharaj: Fajtori i vetëm për grevën është Kurti, Qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat

Next Post

​Shtyhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të këtij viti

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
​Shtyhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të këtij viti

​Shtyhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të këtij viti

Te fundit

Kërcënohet nga militantët e VV-së snajperisti amerikan i UÇK-së që kritikoi Muratin

Kërcënohet nga militantët e VV-së snajperisti amerikan i UÇK-së që kritikoi Muratin

02/07/2022
Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e ditës në Kosovë

28/09/2022
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

Hoti merr pjesë në një diskutim me Lajçak, flasin për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE

27/08/2022
Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë

Dhunë fizike e psikike, tri raste të dhunës në familje në 24 orë

19/08/2022
Ministri i jashtëm çek nga Prishtina: Pritjet e mia janë të larta që të liberalizohen vizat

Ministri i jashtëm çek nga Prishtina: Pritjet e mia janë të larta që të liberalizohen vizat

29/09/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?