Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka thënë se ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet për të ngritur kapacitet dhe për ta përmbushur misionin që ka sipas ligjit, e që është edhe mbrojtja e sovranitetit.
Ndonëse thotë se misioni i ushtrisë është i rregulluar edhe me Kushtetute e janë në fuqi dy ligje ke ende punë për të bërë ngase ushtria ende është në fazë të tiranizonit.
“Ne e dimë që në vitin 2018 janë miratuar dy ligjet. Ligji për Forcën e Sigurisë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Që nga atëherë ka filluar faza e tiranizonit. Ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet për të ngritur kapacitet dhe për ta përmbushur misionin që ka sipas ligjit dhe Kushtetuese ai është që ushtria është përgjegjëse për sovranitetin dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe qytetarëve”, ka thënë Kastrati në një intervistë për Ekonomia Online.
“Duke pasur parasysh se jemi akoma larg këtyre kapaciteteve mendoj që ushtria e Kosovës akoma nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta përmbushur këtë mision”, tha ai.
Ai vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të investojë më shumë në pajisjet dhe armatimin e Policisë.
Madje, ai tha se për këtë nevojitet edhe rritja e numrit të njësiteve për operacione speciale brenda territorit të Kosovës, raporton EO.
“Policia është duke bërë një punë të shkëlqyer. Qeveria e Kosovës do te duhet të investojë më shumë në pajisjet dhe armatimet e policisë dhe të rritë numrin e njësiteve për operacione speciale brenda territorit të Kosovës e cila do të ishte e aftë ti luftojë të gjitha këto fenomene që janë duke ndodhur në Kosovë krimin e organizuar, korrupsionin. Po të investohej më tepër Policia e Kosovës do t’i kryente të gjitha obligimet të cilat i ka sipas ligjeve”, tha Kastrati.
Ditë me parë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja po punohet çdo ditë në fuqizimin e ushtrisë për të mbrojtur çdo cep të Kosovës. Për këtë ka reaguar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.
Ai ka thënë se s’ka asnjë ligj ndërkombëtar që i lejon Kosovës të formojë ushtri, duke shtuar se vetëm KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur sipas rezolutës 1244 të OKB-së.